Butiqet e kryeqytetit paralajmërojnë ardhjen e vjeshtës. Një numër i madh i dyqaneve të veshjeve në Tiranë kanë mbushur vitrinat e tyre me veshjet e stines se vjeshtes. Moda e vjeshtës 2009-2010, tashmë ka filluar të reklamohet në këto vitrina.

Ajo që vihet re është se , veshjet e vajzave këtë vjeshtë, tentojnë të jenë shumë "femërore", klasike por me ngjyra të errëta. Lejlaja e errët, bluja e errët, grija dhe e zeza siç duken do të mbeten ngjyrat më imponuese të sezonit të ri vjeshtë-dimër. Veshjet e thurrura dhe të punuara me dorë, siç duket, kanë qenë rrobat më të preferuara për stilistët. Përveç veshjeve me xhins apo pantollona të ndryshme, për modën vjeshtë 2009, stilistët kanë paraparë edhe fustane të bukura për çdo ditë dhe bluze të gjata që vishen me streçe dhe çizme. Megjithatë, një nga nga tendencat më të forta të sezonit vjeshtë-dimër duket se do të vazhdojnë të jetë veshjet e lekurës dhe sidomos xhaketat. Siç duket dizenjuesit e mendojnë xhaketën e lekurës, si rrobë ideale për sezonin e vjeshtës duke e kombinuar atë gati me të gjitha llojet e stofeve.

Por ajo se çfarë vihet re janë çmimet pikante të këtyre veshjeve.

Pothuajse të gjitha rrobat e koleksionit të ri vjeshtë dimër kanë çmime shumë të larta të cilat nuk janë të përballueshme nga çdo femër. Shumë qytetarë janë shprehur se çmimet e larta që i kanë butiqet e kryeqytetit ua privojnë atyrë mundësinë për të ndjekur modën e fundit.