Autori i Lajmit: red.
Në kuadrin e hartimit të korpuseve të “Trashëgimisë kulturore shqiptare” Instituti i Kulturës Popullore prej vitesh ka ndërmarrë një iniciativë për të botuar një vëllim për trashëgiminë kulturore kosovare. Kjo nismë ka bërë të mundur që midis korpuseve shqiptare të bëhet e mundur edhe përfundimi i vëllimit më veshje popullore kosovare. Korpusi “Veshje popullore” deri tani sipas drejtoreshës së këtij institucioni Afërdita Onuzi, ka nxjerrë tre vëllëime në të cilat janë përfshirë veshjet popullore të krahinave të ndryshme të Shqipërisë të ndara me qytete. Për vëllimin e katërt po punohet gjatë këtij viti ndërkohë që i pesti ka përfunduar dhe bëhet fjalë pikërisht për vëllimin me veshjet kosovare. Puna për këto albume ka filluar nga krahinat e jugut të Shqipërisë sepse veshjet popullore aty kanë dalë më shpejt. Qytetet që u përfshinë në këtë vëllim ishin Saranda, Gjirokastra, Vlora, Tepelena, Lushnja, Fieri dhe Berati. Vëllimi i dytë përfshin veshjet e krahinave të Korçës, Kolonjës, Gramshit, Skraparit, Pogradecit dhe Librazhdit. Në vëllimin e tretë bëjnë pjesë veshjet popullore të Elbasanit, Durrësit, Tiranës, Krujës, Matit dhe Dibrës. Ndërsa për vëllimin që është ende duke u punuar që është ai i katërti do të futen të gjitha qyetet e tjera si Lezha, Mirdita, Shkodra, Malësia e Madhe, Puka, Tropoja dhe Kukësi. Dhe së fundi albumi i pestë që është i përfunduar dhe po pret dritën e botimit në të cilin janë përfshirë të gjitha veshjet popullore kosovare. Onuzi tregon se albumi me veshjet kosovare do të ketë edhe një shtojcë e cila do të përmbajë veshjet popullore të fshatrave perëndimore të Maqedonisë dhe atyre të Malit të Zi.



Rëndësia e këtij albumi

Ky album është mjaft i rëndësishëm për vet faktin se është i pari në llojin e vet, jo vetëm në Shqipëri por edhe në Kosovë. “Në vendin tonë ka pasur disa përmbledhje me veshjet popullore të cilat pasurojnë trashëgiminë tonë kulturore por në Kosovë nuk ka asnjë album të tillë për të pasqyruar këtë pjesë mjaft të rëndësishme të trashëgimisë kulturore”, tregon Onuzi. “Është bërë një punë e mirë si nga instituti jonë ashtu edhe nga Instituti Albanologjik i Kosovës me të cilin ne kemi bashkpunuar për të përgatitur këtë album. Sipas drejtoreshës Onuzi, për veshjet popullore kosovare grupi i punës ka ndjekur një rrugë të veçantë. Specifike është fakti që kostumet janë fotografuar në terrenin ku mbahen, madje janë gjetur edhe ambinete të tilla që i përshatetn kohës së kostumit, në mënyrë që çdo gjë të duket sa më reale. Një tjetër specifik e këtij albumi është edhe përzgjedhja e kohës së veshjeve popullore, ato janë të gjitha të shekullit të XIX dhe gjysmës së parë të shekullit XX. Specialistja tregon se veshjet popullore të grave në Kosovë janë të larmishme ndërsa të burrave janë të moderuara për shkak të lëvizjeve të shumta që ata kanë bërë. Në album janë përfshirë edhe një sërë kostumesh të cilat nuk egzitojnë por që janë nxjerrë nga fondet fotografike të institucioneve shqiptare.

Në këtë album përfshihen edhe veshjet e luginës së Preshevës, të “Medvegjit”, një varinat i të cilës është mjaft i ngjashëm me veshjet e Drenicës, me përjashtim të zbukurimeve të kokës së nuses, të cilat janë të huazuara. Përsa i përket veshjes së burrave ajo është e të njëjtës linjë me atë shqipatre e kosovare.



Veshjet specifike në të gjitha tervat shqipatre



Onuzi pohon se studimet e kostumeve popullore në të gjithë trevat shqipatre kanë ngjashëmri të dukshme, me disa ndryshime të vogla, sipas profesionit, statusit apo vendit ku jetojnë. Për sa i përket llojeve të veshjeve popullore Onuzi pohon se janë 10 tipe kostumesh popullore shqiptare , 5 për burra e 5 për gra. Nga këto vijë shumë e shumë nëntipe të përshatura sipas moshave, punës, stausit, dhe normalisht gjendjes ekonimike. Veshja me fustanellë për burra është mjaft e dukshme në të gjitha trevat shqipatre duke filluar që nga Çamëria e deri në Kosovë, madje edhe në fashatrat shqipatrë të Maqedonisë e Malit të Zi. Për sa i përket veshjeve të grave ato janë të larmishme sidomos në zonat fshatare ku kryesisht bëheshin brenda familjes, me përjashtim të të disa zbukurime të veshjeve ceremoniale që bliheshin në treg. Ndërsa në qytete të bie në sy kostumi i Berarit, veshjet e Shkodrës, Elbasanit, Gjirokastrës etj. Ku qendismat me fije ari arrijnë kulmin.



Ky lajm është publikuar: 29/07/2008