Sëmundja kronike e veshkave mund të evoluojë në heshtje gjatë viteve, para se të zbulohet, shpeshherë zbulohet vonë, kur ulen kapacitetet e filtrimit të veshkave. Zakonisht ajo zë personat e moshuar. Të kuptosh mënyrën se si evoluon kjo lloj sëmundje, dhe si ta shmangim, është një sipërmarrje e madhe, prandaj dhe gjetja e një ilaçi për të është vështirë.


Çrregullimi metabolik


Veshka është një organ kompleks dhe përbëhet nga njësi të vogla funksionale, të cilat kanë filtra të sofistikuar. Veshka pastron edhe gjakun nga ureja, kreatinina, acidi urik, të cilat i nxjerr nëpërmjet urinës. Por funksioni i veshkës shkon më larg se kaq. Veshka rregullon riabsorbimin e ujit, të kripërave dhe të molekulave të tjera, të cilat janë të nevojshme për mbajtjen e ekuilibrit të trupit. Ajo prodhon gjithashtu proteina që ndikojnë në presionin arterial apo edhe të tjera të cilat stimulojnë formimin e rruazave të kuqe, kthen vitaminën D në vitaminë D aktive të nevojshme për përthithjen e kalciumit dhe gjithashtu ka dhe një rol hormonal.


Sëmundja e veshkave turbullon këto tre funksione. Humbja progresive e neuronit e ul aftësinë e filtrimit të veshkave. Proteinat nisin të dalin në urinë. Zbulimi i albuminës është një nga shenjat e para, edhe pse është pak e vonuar për të kuptuar se kemi probleme me veshkat. Në fillim, simptoma e vetme është hipertensioni arterial, nga i cili vuajnë 90 për qind e të sëmurëve. Duke punuar më pak veshka, nisin anomalitë me metabolizmin dhe shfaqet anemia. Insuficienca renale bëhet edhe më e dukshme, gjë e cila mund të çojë deri në kryerjen e dializës.


Ky proces mund të kërkojë shumë kohë. Pasojat e sëmundjes, hipertensioni është i pari. “afër 50 për qind të rasteve me insuficiencë renale vijnë si pasojë e një hipertensioni apo një diabeti”, këmbëngul Pr Maurice Laville, nefrolog në Lion. Hipertensioni ul diametrin e arterieve renale dhe sjell dëmtime vaskulare. Ndërsa te diabetikët, rritja kronike e gliceminës ngacmon membranën ku filtrohen glomerulet, prej nga kalojnë nxjerrja jo normale e proteinave, të cilat kalojnë në urinë dhe favorizojnë fibrozat.


Ilaçet toksike


Insuficienca renale kronike mund të ketë edhe origjinë gjenetike, infeksione të lëna pas dore, apo një deformim urologjik. Por ajo mund të vijë dhe si pasojë e përdorimit të ilaçeve toksike për veshkat. Shumë pacientë, sidomos të moshuarit, bëhen të sëmurë kronikë pasi kanë përdorur shumë antibiotikë apo ilaçe anti-inflamator. Ndërsa te fëmijët një insuficiencë renale ka si origjinë ndonjë anomali në aparatin urinar apo ka ndonjë sëmundje të trashëgueshme. Prandaj është e udhës të kryhet një kontroll i përhershëm për hipertension dhe të shihen proteinat për të sëmurët me diabet, pasi këta janë faktorët kryesorë të avancimit të prekjes së veshkave.



Masat



Por përveç hipertensionit dhe diabetit, ka dhe mënyra të tjera për të ndaluar përparimin e insufiçencës renale. Kështu mund të përmendim përdorimin e duhanit, jeta sedentare dhe përdorimi i tepërt i lëngjeve. Tensioni duhet të qëndrojë nën


130/80. Prandaj duhet të ketë një kontroll të vazhdueshëm të gliceminës. Për personat e prekur nga insuficienca renale, që vuajnë nga tensioni dhe nuk janë diabetikë, shpesh përdoren ilaçe të kombinuar me diuretikë dhe ilaçe që kanë përbërje kalcike.


Dietat


Por edhe dieta është shumë e nevojshme. Kryesisht duhet të shmangen ushqimet që përmbajnë shumë kripë dhe duhet të jetë rreth 6 gr në ditë, pasi personat me insuficiencë renale kanë tendencë që ta grumbullojnë kripën. Duhet gjithashtu të përdoren ushqime që kanë sa më pak proteina. Insuficienca renale kronike shoqërohet me një çekuilibër i cili sjell pasoja në sintezën e proteinave dhe rrit problemet me kockat. Përparimi i sëmundjeve të veshkave sjell një mungesë të vitaminës D që dëmton absorbimin e kalciumit dhe kripëzimin e kockave. Kjo mungesë apo dhe kalcifikimi mund të çojë në rreziqet kardiovaskulare. Po kështu dhe anemia duhet që të kurohet gjatë kësaj kohe. Mënyra e terapisë është e nevojshme gjatë gjithë jetës dhe bëhet shumë e domosdoshme kur pacienti i nënshtrohet dializës. Sipas mjekëve, shumë pacientë vijnë në urgjencë me dializë dhe nisin me hemodializë. Por duhet thënë se dializa në shtëpi është më fiziologjike, më e favorshme për autonomi dhe më e rehatshme për të sëmurin.