Vlorë- Në një atmosferë festive, mbrëmjen e djeshme  në ambjentet e universitetit “Ismail Qemali” të Vlorës është zhvilluar ceremonia e dhënies së diplomave të studenteve të cilët mbaruan ciklin katër vjeçar .

Të ndarë në katër fakultete, studentët e diplomuar janë mbledhur përpara ambjenteve të rektoratit të Universitetit , ku më pas janë shpërndarë dhe diplomat për të 600 studentët.

Në këtë ditë të vecantë për të gjithë të diplomuarit  u shprehën urimet më të mira nga pedagogët të cilët për katër vite me rradhë kanë punuar  me këtë studentë. Gjithashtu në  këtë cermoni ka marrë pjesë dhe zv/ ministrja e Arsimit Nora Malaj e cila i ka uruar studentët në këtë ditë të veçantë.

Ndërkohë rektori i Universitetit të Vlorës Albert Qarri ka bërë një përmbledhje të të gjithë punës së përbashkët pedagogë-studentë për katër vite teksa ka vlerësuar vlerat e qytetit të Vlorës dhe figurave historike të tij.

/IDEA/