Drejtoria e Policisë së Vlorës njoftoi idenfikimin e vrasësve të
25-vjecarit Altin Nelaj. Ngjarja ndodhi dje ne oren 11:30 minuta ne
Rrugen e Re, kur 25-vjecari nga Berati me banim ne Vlore u qellua me nje
plumb ne zemer nga dy persona.


Sipas policise jane shpallur ne kerkim shtetasit Ardemir Reis Trokaj, vjec 30, lindur në Llakatund dhe banues në Vlorë; dhe vellai i tij Geno Reis Trokaj, vjec 25.



Shpallja në kërkim e këtyre e dy vëllezërve u bë për arsye se dyshohet të jënë autorë të vrasjes së ndodhur më datë 1 korrik ne qytetin e Vlores.Nga hetimet intensive të kryera nga specialistë të hetimit të krimeve të rënda në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Vlorë, ka rezultuar se shtetasi Ardemir Trokaj, në bashkëpunim me vëllane e tij, Geno Trokaj dhe dy persona të tjerë, kanë zbritur nga një automjet me targa italiane ka ndaluar viktimën i cili po ecte në këmbë dhe pas debatesh për motive të dobeta, ka nxjerrë një pistoletë tip “Miniblou” dhe ka qelluar mbi viktimën një herë duke e lënë të vdekur.



Menjëherë autorët janë larguar në këmbë duke lënë në vendin e ngjarjes dy automjete, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Gjithashtu në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar edhe gezhoja e plumbit qe vraru 25-vjecarin. Policia ne identifikimin e autoreve te shpallur ne kerkim eshte bazuar edhe ne deshmite e shumta te njerezve qe ndodheshin ne rruge ne momentin e vrasjes.