Presidenti i shoqatës Polifonia shqiptare denoncon dëmtimin që po i bëhet kulturës kombëtare

Turbo-folku po gllabëron trashëgiminë kulturore shpirtërore, kështu u shpreh Yzeir Llanaj, një këngëtar i njohur i polifonisë shqiptare, që siç shprehet edhe vetë është bashkudhëtarja e jetës së tij. Për vlerat e kësaj perle popullore të vendit tonë artisti dhe njëkohësit presidenti shoqatës Polifonia shqiptare Yzeir Llanaj tregon se krijimtarinë artistike do ta vazhdoj me polifoninë,





sepse ai ka lindur dhe është rritur me këtë perlë tradicionale, që sot është marrë nën mbrojtje dhe nga UNESCO, ndërkohë që polifoninë ai kërkon ta mbledhë dhe tua transmetojë dhe brezave më pas. Por sot ai ngre një problem, sa i takon bastardimit të kësaj vlere shekullore kulturore kombëtare shqiptare. Në këtë intervistë ai tregon se polifonia shqiptare është një kulturë që i jep frymë popullit shqiptar, por ndërkohë që ajo ka nevojë të mbrohet. Më tej ai flet dhe mbi përgatitjet e edicionit të katërt të Festivalit Ndërkombëtar të Polifonisë Bylisfonia, i cili pritet të mbledhë grupet folklorike më të mira nga vendi dhe bota.


-Jemi në prag të edicionit të katërt të Festivalit Ndërkombëtar të Polifonisë Bylisfonia. Çfarë mund të na thoni për këtë eveniment kulturor?
Para se të filloj që të flas për këtë eveniment unë desha që të falënderoj Ministrisë e Kulturës dhe ministrin z. Ferdinand Xhaferri, i cili i jep prioritet kësaj kulture, polifonisë ku kjo zhvillohet, ku ka rrjedhën e saj, ka folenë e saj nëpër shekuj në kështjellën madhore të qytetit antik të Bylysit. Këtë vit edicionin e katërt të festivalit duam që ta organizojmë më së miri me të, duke u ballafaquar me grupet ndërkombëtare të trashëgimisë. Themi se do të ketë një ballafaqim të mrekullueshëm dhe një organizim total të pushtetit vendor dhe prefekturës së qarkut të Fierit. Ky edicion i katërt i Bylisfonisë do ti marrë spektatorët në botën tërheqëse të muzikës polifonike, shqiptare dhe ndërkombëtare, duke u ndërthurur në një kontekst historik shqiptar. Ky festival organizohet në datat 11,12, dhe 13 qershor, dhe në të do marrin grupe ndërkombëtare nga ish Jugosllavia, Italia, Greqia, Maqedonia, Korsika etj. Ne jemi shumë optimist për suksesin e këtij festivali ndërkombëtar. Në vitin 1996 unë kam krijuar shoqatën Polifonia Shqiptare. Unë me krijimtarinë time do të vazhdoj sepse kam lindur dhe jam rritur me këtë perlë tradicionale që sot është marrë nën mbrojtje dhe nga UNESCO dhe sot jam dhe president i shoqatës Polifonia Shqiptare. Polifoninë unë kërkoj ta mbledh dhe tua transmetoj brezave.


-Sa e vështirë ka qenë për ju që të arrini deri tek edicioni i katërt i tij?
Vështirësitë e këtij evenimenti na kanë shoqëruar gjatë gjithë punës sonë, dhe është një realizim i vështirë pasi është i pari festival që bëhet larg qendrës, dhe komunikimi dihet pasi mungon infrastruktura dhe gjëra të tjera  që janë nga më normalet, si ndriçimi, komunikimi i automjeteve etj, megjithatë themi se me këtë organizim total të pushtetit qendror dhe vendor të Fierit, si dhe më mbështetjen që na ka bërë vetë ministri Xhaferraj themi se do të realizohet më së miri ky festival. Polifonia, shoqëruesja e pamoshë e jetës ka pritur dhe përcjell legjendat e njerëzimit dhe ngelet ruajtëse e së shkuarës sonë. Rikthimi në Bylis përfaqëson rikthim në shtëpi të muzikës polifonike.


 
-Ju jeni dhe një këngëtar i njohur i polifonisë, çfarë mund të na thoni kur shikoni se në futen lloj-lloj ritmesh të tjera, sa e dëmton ajo tabanin kombëtar sipas jush?
Kjo pyetje është më se e drejtë. Jo vetëm unë që jam në krye të shoqatës Polifonia shqiptare, që dua të organizoj dhe të ballafaqoj vlera, por veç kësaj dua që të punojmë më shumë me studiues, me ata vetë që janë organizatorët nëpër vendet ku ka rrjedhën  e saj polifonia shqiptare dhe mos ta nënvlerësojnë. Për mua profesora të saj ajanë ata që e sjellin ashtu siç ka rrjedhur ndër shekuj, siç ka buruar andej nga treva të tyre të mrekullueshme. Të mos të bëhen pesimiste se del një doktor apo profesor dhe flet për polifoninë shqiptare, por polifoninë shqiptare mund ta flasi dhe ai i polifonisë toske ku është në Korçë, në Kolonjë, në Berat, po ashtu do ta flasi edhe ia i polifonisë labe ku është në Sarandë, Vlorë, Gjirokastër, Mallakastër. Ne duhet të jemi pak optimistë, për trashëgiminë e mrekullueshme. Unë po këmbëngul që në këtë festival ndërkombëtar duhet të vazhdojë që të ballafaqohet dhe trashëgimia, e ardhmja e këtyre brezave. Brezat e rinj duhet ta këndojnë këngën polifonike dhe më vjen keq që këto shkolla nuk i dedikojnë qoftë dhe një orë në javë kësaj polifonie, që të mos i humbasë këto vlera. Në skenë unë kam dalë që në moshën 8 vjeç, dhe kam kënduar nëpër koncerte në atë kohë dhe këtu ka marrë dhe hov aktiviteti im, që unë dola dhe në festivale kombëtare dhe ndërkombëtare, por më vjen keq që nuk po shoh të dalin breza të asaj moshës sime, që kur unë dola 8 vjeç. Prindërit tanë, që nga babai im, xhaxhai im më merrnin dhe unë këndoja së bashku me ta, atëherë po ne pse mos ta bëjmë atë që ata bënim me mua.


-Sipas jush, sa e dëmton rryma turbo-folk krijimtarinë popullore?
 Mua më vjen shumë keq për këta këngëtarë brilantë që janë vlerësuar në këngë polifonike, labe dhe toske. Duhet të flasim për të dyja polifonitë, si ato labe ashtu dhe atë toske. Nga të dyja këto kanë dalë këngëtarë brilantë që janë vlerësuar si prurje të mrekullueshme të kësaj trashëgimie, ndërsa tani po arrin puna që ata i kanë futur një muzikë, një dajre dhe disa instrumente popullore dhe e kanë bërë melodioze, duke konkurruar. Kjo ka një pse, sepse e para siç justifikohet nga ata vetë edhe kushti ekonomik, por duhet të ketë edhe mbrojtje për këtë kusht ekonomik, pasi ai mund të dali me diçka tjetër, po jo me këngën e bukur brilante që ka dalë nga ato shkrepa, nëpër ato male të mrekullueshme dhe që ne ta bastardojmë mua nuk më vjen mirë që të bastardohet kjo. Turbo-folku po e dëmton, po gllabëron krijimtarinë kombëtare, polifoninë. Turbo-folku është një bastardues i trashëgimisë kulturore dhe e ka marrë në mbrojtje UNECSO dhe mua më vjen keq që nuk po merret në mbrojtje këtu tek ne. Më vjen keq që të gjitha këngët e trashëgimisë shqiptare janë futur në turbo-folk, madje janë futur dhe këngë të Lefter Çipës. Rryma turbo-folk e ka bastarduar shumë polifoninë shqiptare, këtë folk të pazëvendësueshëm, këtë traditë të pazëvendësueshme dhe këtu kanë abuzuar shumë dhe disa artistë ordinerë që kanë nxjerrë ja dy melodi. Këta artistë dalin nëpër skena, këndojnë dhe deformojnë muzikën.


-Përgjegjësia e kujt është, që po bastardohet polifonia shqiptare?
Si mund të vihet kënga Moj nepërka pika pika me muzikë? Unë nuk jam dakord me këtë madje kërkoj dhe ndihmën e MTKRS, kur ish drejtoria e MTKRS kësaj i ka dhënë jehonë. Polifonia shqiptare është pa muzikë dhe polifonia toske është e pranueshme, sepse ka disa krahina ku është me instrumentet e saj shumë të hershme. Polifonia shqiptare tani po dëmtohet nga turbo-folku, sepse po qëmtohen të gjitha këngët më të bukura dhe këto po evulojnë në muzikë. Do të ishte një kënaqësi e madhe nëse këto këngë të mos të dilnin në muzikë po të qëmtonin atje ku ishin, ashtu siç ato kanë dalë nga të parët tanë. Bëjmë gabim që nuk kërkojmë dhe këngë elegjike, pasi ato qëndrojnë më me vlera. Disa këngëtarë dalin në skenë dhe tunden e shkunden, dhe përfundimisht në emër të polifonisë thonë turbo-folk. Unë asnjëherë nuk do të jem me këtë gjë. Unë do të jem për ta mbrojtur polifoninë shqiptare me dinjitet dhe të përfaqësohet jo vetëm në Shqipëri, por edhe në botë. Kultura i jep frymë popullit tonë, por ndërkohë që ka 20 vjet që po abuzohet me polifoninë shqiptare. Unë si president i shoqatës Polifonia shqiptare më takon ta mbroj këtë perlë të mrekullueshme shqiptare. Sot kjo polifoni, kjo perlë nuk mirëmbahet dhe nuk trajtohet ashtu si është trajtuar, kur ka njerëz që akoma punojnë për atë dh