Në hënë ka shumë më tepër ujë se ç'mendohej më parë, dhe ky zbulim rrit shpresat për NASA-n, për misionet e saj në të ardhmen, një ndër të cilët është edhe ngritja e një stacioni për astronautët, bënë të ditur studiuesit shkencorë. Zbulimi i ujit në Hënë nga një anije hapësinore indiane, është konfirmuar edhe nga NASA. Një ton e sipërfaqes së Hënës, besohet se përmban ujë në një të katërtën e saj, raportohet nga ekipet kërkimore. Por edhe pse kjo sasi nuk është shumë e konsiderueshme, profesori i shkencave gjeologjike Jack Mustardė, thotë se rezultatet tregojnë se "ka disa mënyra që kjo sasi e ujit të mund të konvertohet në sasi më të mëdha, që do të mbështesnin veprimtarinë e njeriut në këtë planet. Po sipas shkencëtarëve, uji u zbulua në mjedise shkencore dhe në kratere. Që pas vizitës së misionit Apollo në 1960, shkencëtarët besojnë se Hëna ishte praktikisht e thatë. Ka qenë një anije kozmike indiane që zbuloi gjurmë të ujit në hënë. Duke folur në një konferencë për shtyp në Bangalore, G Madhavan Nair, shefi i organizatës indiane për kërkimet hapësinore, tha se anija kozmike Chandrayan 1 , ka zbuluar gjurmë të qarta të ujit në Hënë, madje janë vënë re edhe molekula uji. "Unë jam krenar që deklaroj se Chandrayan 1, ka konfirmuar prezencën e molekulave të ujit në sipërfaqen e Hënës", u shpreh Nair. Por ndërkaq pas Hënës edhe Marsi nuk është aq i thatë sa mendohej. Sipas një studimi të bërë publik në "Science", NASA ka gjetur akull jo vetëm në pole, por edhe në gjerësi mesatare, në afërsi të Ekuatorit. "Deri tani mendohej se në Mars akulli prezent ishte i përbëre nga një përbërje 50 përqind pluhur dhe 50 përqind akull", ka shpjeguar Shane Byrne i Universitetit të Arizones. "Por në pesë krateret e formuar kohët e fundit pas një impakti asteroidesh apo kometash është gjetur një përzjerje e formuar nga 1 përqind papastërti dhe 99 përqind uje i pastër në formë akulli", shtoi ajo.