Të tjera rreth shkrimit /VIDEO Në sondazhin e dhjetorit, 36,5% votonin PS





TIRANE - Zbulohen të dhënat e sondazhit të dytë të kryer nga fondacioni maqedonas Kult, për periudhën 22-31 janar. Sondazhi është zhvilluar lidhur me pikëpamjet e popullsisë në moshë madhore, sa i përket bashkimit kombëtar dhe zgjedhjeve të 23 qershorit. Në sondazh u pyetën rreth 1200 të intervistuar. Të anketuarit u përzgjodhën në 100 qendra votimi, në të gjithë vendin, nga 12 shtetas për çdo qendër.

Nga sondazhi rezulton se 75% prej të anketuarve shprehen se do të votojnë, 7% nuk janë përcatkuar, 3% nuk janë të sigurt dhe 15% nuk do votojnë.

Ndërkohë që nga 75% e atyre që shprehen se do të marrin pjesë në votim, 41,2% thonë se do të votojnë për Partinë Socialiste.


Zgjedhjet e 23 qershorit:
PS 41,2 përqind
PD 30 përqind
AK 14,9 përqind
LSI 4,1 përqind
FRD 3,9 përqind

Nga sondazhi shihet një rritje e numrit të votuesve që mbështesin dy partitë e mëdha, PS e PD gjatë këtij muaji.

Të pyetur për bashkimin kombëtar, 61 përqind të të anketuarve shprehen se e dëshirojnë një gjë të tillë.

Bashkimi kombëtar:
61 përqind duan bashkim kombëtar
25 përqind, jo
14 përqind janë përgjigjur "nuk e di"

Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)