Bashkimi mes PD-se dhe LSI-se pritet te ndryshoje forcen drejtuese te pushtetit lokal ne shumicen e qyteteve kryesore. Ja cfare tregojne parashikimet e bazuara ne rezultatet e partive kryesore ne vend me 2007 pare ne driten e koalicioneve te reja te krijuara pas zgjedhjeve te vitit 2009. Kush e fiton Tiranen Durresin Elbasanin Korcen dhe a mund te kete surpriza ne Vlore e Fier




Nje matje korrekte e rezultateve te zgjedhjeve qe po afrohen me 8 maj eshte e pamundur paraprakisht dhe e vetmja matje reale do te jete ajo qe do te dale nga kutite e votimit ditet menjehere pas zgjedhjeve. Por nga ana tjeter ka menyra per tiu afruar apo qe tentojne te sjellin nje parashikim per ate qe mund te ndodhe.


standard eshte perpjekur qe permes llogaritjeve te rezultateve te zgjedhjeve vendore 2007 duke i pare keto me syrin e aleancave te reja te krijuara ne politiken shqiptare te percjelle disa prognoza. Parashikimi yne nuk mbeshtetet mbi ndonje sondazh konkret por ne kalkulime te bera mbi baze te zgjedhjeve lokale te kaluara. Ashtu edhe sic tregohet ne tabelat e meposhtme eshte bere nje mbledhje e votave te PD-se dhe LSI-se plus aleatet e ketyre te fundit dhe nga ana tjeter e PS-se dhe aleateve te saj perfshi edhe aleancat e reja si ajo me PDK-ne e Nard Ndokes edhe pse nuk eshte zyrtarizuar nje marreveshje elektorale mes ketyre forcave.


Kjo eshte nje matje subjektive e ngritur mbi krahasime qe sidoqofte i afrohen realitetit. Duke mbajtur parasysh se ndryshimet ne elektoratin e partive shqiptare jane minimale matja e rezultatit duke u bazuar ne numrin e votave qe keto parti kane marre ne zgjedhjet e fundit vendore mund te jete mjaft afer rezultatit qe keto parti do te marrin ne zgjedhjet e ardhshme. Sigurisht kjo llogaritje nuk perfshin votuesit e rinj dhe as ata qe kane abstenuar zgjedhjet e para dhe mund te marrin pjese ne te dytat cka percakton edhe nje marzh gabimi jo te vogel ne kete perllogaritje.


Ajo qe duket se do te jete vendimatare ne zgjedhjet lokale eshte bashkimi ne nje koalicion i PD-se dhe LSI-se qe duket se permbys rezultatet ne 12 qytetet e medha ne vend. Keshtu nese permes nje koalicioni PS-LSI keto te dyja moren ne 2007 shumicen e 12 qyteteve te medha ne vend e njejta gje pritet te ndodhe ne anen tjeter tashme per shkak te bashkimit mes PD-se dhe LSI-se cka do te sillte permbysje te qeverisjes vendore ne qendra te tilla si Tirana Durresi Elbasani Korca dhe madje mund te kete edhe surpriza ne qytete si Fieri e Vlora ku pritet tashme nje fitore e koalicionit PD plus LSI e te tjere.