22/09/2010Dyshimet e prokurorise kontrolli i kufirit te gjelber dhe informacionet e mara


TIRANE- Zhdukja pa lene gjurme prej disa 5 muajsh e 6 vjecares Bleona Mata ka detyruar ekspertet e grupit hetimor te rikthehen ne fshatin Zapod ku gjate dites se djeshme kane mare ne pyetje rreth 30 persona. Burimet thane se aktualisht po zhvillohet nje hetim i gjere ku deshmitaret jo vetem qe po pyeten lidhur me tre pistat e reja te nxjera nga Prokuroria e Krimeve te Renda por atyre po i kerkohet edhe cfare do lloj informacioni kane degjuar gjate kesaj kohe per zhdukjen pa lene gjurme te 6 vjecares Bleona Mata. Mesohet se ne site kane kaluar edhe familjaret e vogelushes Mata te cilet u kane treguar hetuesve disa informacione te mara gjate nje emisioni televiziv si dhe fjalet e ndryshme qe kane degjuar nga Hoxhallaret se vajza e tyre nuk eshte vrare por ajo vazhdon te jetoje. Vec marjes se deklarimeve grupi i hetimit i mbeshtetur edhe nga forcat e repartit RENEA si dhe nga ato te FNSH kane zhvilluar kontrolle ne disa zona malore te cilat nuk jane kontrolluar gjate fazes se pare te hetimeve. Burimet nuk pranuan te japin detaje konkrete nga ky kontroll por edhe nga deshmite e fshatareve te zones po shprehen se tre pistat aktuale te ngritura lidhur me zhdukjen e Bleona Mates do verifikohen plotesisht. Humbja e kesaj te fundit vazhdon te mbetet mister per hetuesit e Prokurorise se Krimeve te Renda te cilet per rreth nje muaj po kryejne veprime hetimore me qellim zbardhjen e plote te ngjarjes. Deshmitare okulare familjare dhe banore te zones jane mare ne pyetje por asnjeri prej tyre nuk ka treguar se cfare ka ndodhur mbremjen e 21 majit ne malet e fshatit Zapod te Kukesit. Ajo qe aktualisht hetuesit kane shpresa eshte gjetja e ndonje gjurme si roba sandale apo dicka tjeter ne terenin malor te fshatit Zapod. Kjo pasi sipas tyre zona nuk eshte krehur mire nga banoret e zones dhe policite e dy vendeve Shqiperise dhe Kosoves per shkak se nje pjese e teritorit te kufirit te gjelber vazhdon te jete e minuar. Ky problem eshte kthyer ne nje pretekst per grupin hetimor te cilet vashdojne te mendojne se ne pyllin e dendur qe ndodhet mbi fshatin Zapod duhet te ekzistojne gjurme te vogelushes. Keto dyshime vijne pas faktimin se vogelushja Mata ka levizuar nga vendi ku eshte lene e vetme nga pese vajzat me te ritura. Hetuesit pohujne se 6 vjecarja ka shume mundesi qe te kete braktisur pozicionin e saj dhe te jete futur e vetme ne pyll. Kete hipoteze hetuesit e mbeshtesin mbi faktin se Bleona Mata ka kerkuar te ndjeke me tej vajzat e rritura dhe ne pamundesi per te gjetur ato ajo ka humbur ne pyll.


Momentet e fundit te dates 21 maj ku Mata humbi kontaktet


5 muaj nga zhdukja prokuroria hap serisht dosjen


Ne 21 Maj rreth ores 1830 vogelushja 6 vjecare Bleona Mata humbi kontaktet me familjaret e saj duke u konsideruar zyrtarisht e zhdukur nga strukturat e hetimit. Pese muaj nga zhdukja e Mates hetues te Krimeve te Renda por edhe efektiva te shumta te Policise se Shtetit kane zbarkur ne fshatin Zapod te Kukesit ku kane kryer nje sere veprime hetimore me qellim zbardhjen e misterit te humbjes se 6 vjecares. Vec dyshimeve dhe hamendesimeve te ndryshme deri tani hetimi ska sjelle asnje konkluzion pozitiv gje qe tregon se zhdukja e vajzes mund te jete kryer ne menyre te organizuar dhe teper te sofistikuar. Bleona Mata humbi kontaktet ne shpatin e nje mali qe ndodhet mbi fshatin Zapod ku ajo se bashku me hallen e saj dhe kater vajza te tjera ishin duke kullotur bagetite. Halla e ka lene per disa momente vetem vogelushen me pretekstin se do shkonte te kthente bagetite por nga ky cast ajo ka humbur gjurmet duke mos u gjetur nga familjaret dhe policia ende dhe sot.