Luljeta Ndoka


Teza e provimeve te lirimit do te jete unike per te gjithe nxenesit. Ky eshte propozimi qe eshte bere per provimet qe i lirojne nxenesit nga arsimi baze, i detyrueshem. Keshtu, per keto lloj provimesh ne klasat e nenta, qe sivjet mbyllen per here te pare ciklin e plote me kohezgjatjen e re te arsimit te detyruar, eshte menduar qe te aplikohet nje skeme e ngjashme me ate te Matures Shteterore. Dy jane vecantite kryesore; Administrim dhe vleresim i jashtem i punimeve te nxenesve, si dhe punime te sekretuara.


Testi


Sikurse bejne te ditur burime zyrtare te Agjencise se Vleresimit te Arritjeve, AVA, per kete vit eshte menduar qe teza te jete unike per te gjithe republiken. Keshtu, testi do te pergatitet prej kesaj Agjencie dhe do te shperndahet ne Drejtorite Arsimore Rajonale e neper zyrat e arsimit neper rrethe. Mesuesit qe do te angazhohen gjate diteve te zhvillimit te provimit, pra administratoret e provimit nuk do te jene nga shkolla ku do te behet provimi, por do te kembehen me njeri-tjetrin. Nga ana tjeter do te kete nje pergjegjes administrimi per cdo mjedis provimi, sikurse edhe ne Maturen Shteterore. "Punimet e nxenesve do te jene te sekretuara, me menyra me te thjeshta se ato te Matures Shteterore. Nuk do te kete barkode, por nje numer regjistrimi te mbyllur, i fshehur menjehere sapo shenohet ne test dhe ne fleten e regjistrimit, i cili do te dekonspirohet dhe do te hapet vetem kur mbaron korrigjimi, pra kur numrit ne fjale i akordohet sasia e pikeve qe ka marre realisht ne punimin e tij", eshte shprehur drejtori i AVA-s, Edmond Lulja..


Hartimi


Edhe sa i perket hartimit dhe printimit te testeve, eshte menduar te kete nje procedure shume strikte. "Do te kemi nje dhome te vecante, ku do te kryhet procesi, por jo qe te ngujohemi. Testi sigurisht ka edhe skemen e tij te qortimit, shume te detajuar, sikunder edhe testet e Matures Shteterore", ka deklaruar Lulja. Sipas tij, cdo korrigjues do te filloje punen e tij, duke pasur perpara skemen e korrigjimit. Njekohesisht me perfundimin e rezultateve, pasi perfundon korrigjimi, behet sekretimi i punimeve te nxenesve dhe cdo nxenes merr rezultatin e tij ne pike, te cilat konvertohen ne nota, sipas nje skeme qe gjithashtu percaktohet nga AVA dhe publikohet qe me pare. Keto rezultate perpunohen ne menyre statistikore, ose le te themi me mire, informatizohen ne qendrat e rretheve. "Pra, ajo qe ne bejme ketu, ne menyre te perqendruar per te gjithe republiken, per te tere provimet e Matures, do te behet ne provimet e lirimit ne cdo rreth, vec e vec", thone burime nga AVA.


Provimet


Rezultatet e testeve kampione, me probleme


Sikurse behet e ditur nga AVA, nga testimet kampione qe kane bere, ka pasur disa probleme. "Sidomos ne Matematike dolen probleme ne pervetesimin e njohurive gjeometrike. Aty jane dobesite me te medha te nxenesve", thote Lulja. Sipas tij, aty ka edhe nje fare pajtimi te mesuesve, sepse ne i dime, dalim ne problemet e mesimdhenies, qe duke pritur te arrijme nje rezultat me te mire, perqendrohemi ne ato kapituj, qe gjykohen disi me te thjeshte, p.sh., ne ato kapituj tradicionale algjebrike, ku edhe rezultatet jane me te mira. Pra ka dy aspekte, eshte vete shkalla e veshtiresise e lendes, ku dihet qe gjeometria eshte me e veshtira, si edhe problemet e mesimdhenies, ku ka gjera per t'u pare.