Vjeshta, pergjigjet e testeve per provimet me zgjedhje

Mijera maturante mbetes, te cilet nuk kane arritur te shpallen kalues ne sesionin e pare te provimeve te Matures Shteterore, i jane nenshtruar dje 17 provimeve me zgjedhje. Gjithcka eshte zhvilluar sipas procedurave te miratuara posacerisht, te njellojta me te sesionit te pare. Ministria e Arsimit dhe Shkences shpalli dje menjehere pas provimit, edhe celesin e pergjigjeve te sakta te ketyre provimeve. Gazeta "Koha Jone" publikon celesat e pergjigjeve per lendet: Ekonomi dhe Filozofi, Frengjisht, Gjeografi, Gjermanisht, Gjuhe Angleze, Gjuhe Italiane, Gjuhe Spanjolle, Njohuri per shoqerine, Histori baleti dhe Histori arti.

Testet

Specialistet e AKP-se kane bere me dije se tezat e provimeve me zgjedhje jane hartuar nga e para, dhe ne asnje rast nuk jane perdorur ato qe ishin ne sezonin e pare te Matures. E njejta gje vlen edhe per dy provimet me detyrim, te zhvilluara disa dite me pare. Sipas burimeve nga Agjencia Kombetare e Provimeve, edhe per sezonin e vjeshtes, pyetjet e testeve kane qene te ndara ne tre nivele veshtiresie, duke filluar nga ato me te lehtat deri te ato me te veshtirat, per nxenesit me te mire. Ne provimet e vjeshtes kane marre pjese gjithsej 6 mije maturante, pjesa me e madhe e te cileve kane rezultuar mbetes gjate sezonit te pare, por midis tyre ka edhe nga ata te rinj qe per arsye te ndryshme nuk kane marre pjese ne provimet e Matures, sikurse jane ata qe e kane mbaruar shkollen e mesme jashte vendit. MASH u ka kerkuar maturanteve te bejne kujdes dhe nese marrin note kaluese, ata do te kene shansin te jene ne auditoret e universiteteve, duke aplikuar per nje vend ne institucionet e Arsimit te Larte Publik.

Shanset

Nese arrijne qe te shpallen kalues ne provimet e vjeshtes, maturantet do te mund te vijojne studimet part-time, por edhe te dites, me mbetjen e vendeve bosh. Kete mundesi, atyre ua jep plotesimi i formularit A3. Sipas vendimit te fundit te marre nga MASH, ndryshe nga nje vit me pare kur me A3 aplikuan vetem maturantet qe kishin plotesuar Formularin A2, dhe nuk figuronin te regjistruar ne asnje program studimi, edhe pas mbylljes se fazes perfundimtare te regjistrimeve, sivjet Formularin A3 do te kene te drejte ta plotesojne, jo vetem maturantet qe nuk jane shpallur fitues gjate raundit te pare, por edhe mbetesit qe marrin provimet ne vjeshte. Gjithashtu, dhe maturantet qe e kane mbaruar shkollen e mesme jashte vendit. Ky eshte nje tjeter shans qe u jepet ketyre te rinjve per te vijuar studimet e larta ne universitetet publike. Por, perpos ketij fakti, nje nga arsyet kryesore pse MASH vendosi te ktheje Formularin 3, si dhe t'u jape te drejte maturanteve te vjeshtes qe te aplikojne nepermjet tij per ne universitet, eshte plotesimi i kuotave te miratuara per cdo program studimi. Keto programe, per vitin e ri akademik, jane plot 23.843, dhe eksperienca e cdo viti ka treguar se ato nuk jane realizuar asnjehere plotesisht, pasi ne universitetet e rretheve, ka mjaft dege qe nuk kerkohen nga te rinjte.

L.Ndoka



Lendet:

Ek. Filozofi

Frengjisht

Gjeografi

Gjermanisht

Gjuhe Angleze

Gjuhe Italiane

Gjuhe Spanjolle

Njohuri per shoqerine

Histori baleti

Histori arti

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Koha Jonë

Publikuar nga: Koha Jonë

T tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund t regjistroheni pr RSS ose pr t marr e-mail me lajmet m t fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do t rivendose dhe njher rregullat a paracaktuara t shfaqjes s lajmeve n faqe.

Ri-vendos