Kush e ndot me shume Tiranen


Përmirësimi ndotjes që shkaktojnë mbeturinat dhe riciklimi i tyre janë në fokusin e një studimi rreth mbrojtjes së mjedisit në Tiranë. Rezultatet e studimit ku u pyetën 1500 qytetarë, u prezantuan në ambasadën gjermane në kuadrin e veprimtari të “Tetorit Gjerman”.

Pyetjes se kush janë shkaktarët më kryesorë të ndotjes, 797 të anketuar i jane përgjigjur se janë bizneset, ndërsa pjesa tjetër thanë se shkaktarët janë banorët.

Studimi është ndalur edhe në problematikën e përdorimit të qeseve të plastmasit ku nga 899 të anketuar rezulton se ata përdorim më pak se 5 qese në ditë, 301 të tjerë më pak se 10 qese dhe pjesa tjetër më pak se 20.
E ndërsa në perëndim ka nisur pagesa për qeset me synimin uljen e përdorimit të tyre në Shqipëri studimi tregon se një aplikim i tillë në vendin tonë nuk është i mirëpritur pasi 406 të anketuar e quajnë si një nismë të keqe, 377 të tjerë si të mirë dhe 269 të pyetur jo edhe aq mirë.

Pavaresisht përpjekjeve për ta mbajtur kryeqytetin të pastër nga ndërrmarrjet e mbledhjes së plehrave, studimi ka nxjerrë këto përfundime kur qytetarët janë pyetur nëse Tirana është më tepër e pastër apo e ndotur.905 persona thonë aspak e pastër, 288 të tjerë e pastër dhe 106 thonë ndoshta jo.

Shqetësues paraqitet edhe situata e riciklimit pasi 708 të anketuar nuk e dinë se ku mund të riciklohet në Tiranë, ndërsa pjesa tjetër kanë njohuri të pjesshme. Ambasadorja gjermane në Shqipëri Carola Muller Holtkemper ka renditur disa prej aspekteve më problematike që përballet Shqipëria.

"Në lidhje me problematikën e mbrojtjes së mjedisit, përse është një problematikë kaq e rëndësishme për Shqipërinë? Do të doja të përmendja katër faktorët kryesorë: Problematika e menaxhimit dhe trajtimit të mbetjeve urbane e njohur dhe tejet e dukshme në ditët e sotshme. Dihet nga të gjithë që substancat e dëmshme mund te kalojne nga sipërfaqja e tokës në ujin e pijshëm dhe të dëmtojnë në mënyrë të pakthyeshme edhe shëndetin tonë. Pika e dytë që do të përmendja është potenciali turistik që ka Shqipëria, i cili nuk mund të shfrytëzohet mjaftueshmërisht, nëse nuk mënjanohet dhe zgjidhet problemi i mbetjeve. Do të doja të përmendja edhe cështjen e riciklimit te subsancave që mund të gjenerojnë nga përpunimi i këtyre mbetjeve, që është një potencial ende i pashfrytëzueshëm, ose pak i shfrytëzuar deri më tani. Pika e katërt është respektimi i standarteve mjedisore sipas standardeve europiane, një cështje që në Shqipëri mund të veprohet fare mirë edhe jo politikisht", tha ambasadorja.

Gjithashtu ambasadorja gjermane ka folur edhe për një fushatë publicitare organizuar në Belin me moton, ”E rregullojmë ne ketë punë”, që synohet të organizohet edhe në Shqipëri me moton “E bej për veten time”.

Ambasadorja Holtkemper ka refuzuar të komentojë ligjin e miratuar në parlament për menaxhimin e mbetjeve të integruara, por tha se duhet të ndërtohen strukturat e duhura.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga socialja Dështimi turistik i Durrësit
Sezoni turistik në Durrës shënoi një dështim të paralajmëruar. Megjithë zgjatjen e sezonit, sërish numri pushuesve në plazhet e Durrësit, ra me 30 përqind, ndërkohe që në shkallë vendi numri pësoi rritje.
Ligji i mbetjeve, ndesh me BB
Ligji i menaxhimit të mbetjeve i cili u kalua pak ditë më parë në parlament, duhet të ishte i mbështetur tërësisht mbi strategjinë për menaxhimin e mbetjeve për të cilin kanë punuar gjatë ekpertët e komisionit të komunitetit europian dhe ata shqiptarë.
Të hënën nis viti i ri akademik
Studentët do të fillojnë të hënën vitin e ri akademik. Ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj ka sqaruar se janë 2 mijë kuota bosh, për të cilat maturantët do t’u duhet të plotësojnë formularim A3 gjatë javës në mënyrë që të realizohet rishpërndarja e tyre. Korrupsioni jo si perceptim, por si realitet që po vret
Zamira Çavo - Në vendin tonë, korrupsioni duket tashmë një dukuri e zakonshme që ka kapur majat e qeverisjes. Madje kur them i zakonshëm, mbështes plotësisht ata njerëz që mendojnë se klima e pandëshkueshmërisë ligjore e ka shndërruar indiferentizmin e grupeve sociale, në një burim mbështetës ndaj korrupsionit. Ka dhe opinionistë që e konsiderojnë korrupsionin më shumë si perceptim kolektiv, të injektuar nga media, sesa si realitet. Madje, ndonjë shkon edhe më tej duke e pranuar korrupsionin vetëm në nivelet e ulëta!! Për të qenë e qartë që në fillim po them se në të gjithë botën korrupsioni politik nuk ka tregues matjeje. Ai bazohet pikërisht në perceptimet publike, sepse si korrupsion ai barazohet me atë shtetëror dhe mbi të gjitha fshihet(kamuflohet) nën emra kolektivë(politika). A mund të ketë shtet të së drejtës pa drejtësi?
Gjergj Sinani - Në diskursin e politikanëve shumë rrallë, për të mos thënë fare, përdoret termi shtet i të drejtës, por më shumë përdoret termi shteti ligjor. Kjo mund të duket pa rëndësi, por në fakt ka një dallim të madh ndërmjet shtetit të së drejtës dhe shtetit ligjor. Edhe despotizmat dhe regjimet totalitare janë shtete ligjore, por jo të drejta. Një shtet i drejtë ka qenë dhe mbetet dëshira më e madhe e popujve dhe mendjeve të ndritura. Pse? Sepse drejtësia është e lidhur me lirinë. Një popull që nuk arrin që të bashkojë lirinë me drejtësinë është i humbur në gjithçka, shkruante Kamy. Ne ndodhemi pikërisht në këtë dilemë; a do të arrijmë që ta harmonizojmë lirinë me drejtësinë?

Lajmet kryesore

Negociatat e tregtisë së lirë
Kroacia propozon “bllokadë”, Shqipëria kaotike
Rama: Berisha nuk e do integrimin

Dështimi turistik i Durrësit
Djali i Remzi Hoxhës: Presim drejtësi më 14 tetor

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Top Channel

Publikuar nga: Top Channel

T tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund t regjistroheni pr RSS ose pr t marr e-mail me lajmet m t fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do t rivendose dhe njher rregullat a paracaktuara t shfaqjes s lajmeve n faqe.

Ri-vendos