Kushtetuesja rrėzon marrėveshjen e ujėrave

  Vendimi ėshtė marrė pasditen e djeshme nė unanimitet tė plotė, pasi tė gjithė gjyqtarėt kanė votuar pro shfuqizimit tė marrėveshjes detare qė i fal Greqisė 354.4 kilometra katrorė sipėrfaqe ujore   TIRANė - Gjykata Kushtetuese i ka dhėnė fund dje njė prej ēėshtjeve mė tė debatueshme kohėt e fundit nė Shqipėri, siē ishte pakti i ujėrave mes Shqipėrisė dhe Greqisė. Pasditen e djeshme, anėtarėt e Gjykatės Kushtetuese kanė vendosur tė pranojnė kėrkesėn e Partisė Socialiste, duke i thėnė jo marrėveshjes detare me Greqinė, e cila pas zbulimit tė saj solli njė valė reagimesh, jo vetėm nga shoqėria civile, por edhe nga faktorė tė ndryshėm e specialistė. Lajmi pėr shfuqizimin e marrėveshjes, qė sipas studimit tė kolonel Myslim Pashės, i fal Greqisė 354.4 kilometra katrorė sipėrfaqe ujore, nuk u pohua zyrtarisht, por burime tė rezervuara i thanė “Korrierit”, se vendimi pėr shfuqizimin e marrėveshjes sė paratifikuar ende nga parlamenti, ėshtė marrė gjatė pasdites sė djeshme, pas njė mbledhjeje shumė tė gjatė tė anėtarėve tė Gjykatės Kushtetuese, tė cilėt mėsohet se kanė qenė tė gjithė tė pranishėm gjatė marrjes sė vendimit. Bėhet me dije se gjatė votimit, shumica e anėtarėve tė Gjykatės Kushtetuese kanė shprehur mendimin pro shfuqizimit tė marrėveshjes nė fjalė, e cila pėr njė kohė shumė tė gjatė shkaktoi njė debat tė madh publik nė vendin tonė. Ky vendim i Gjykatės Kushtetuese i jep fund marrėveshjes sė shumėpėrfolur, qė u nėnshkrua nė Tiranė nė prill tė vitit tė shkuar mes ish-ministrit tė Jashtėm, Lulzim Basha dhe homologes sė tij greke, Dora Bakojanis. Marrėveshja nė fjalė, sipas specialistėve, ėshtė pėrgatitur nė mėnyrė tė fshehtė dhe pėrmban njė sėrė shkeljes ligjore e kushtetuese, tė cilat duket se kanė qenė dhe arsye tė mjaftueshme pėr Gjykatėn Kushtetuese qė tė vendosė rrėzimin e saj. Marrėveshja  Pas zbulimit tė fakteve tė njėpasnjėshme qė hidhnin dyshime tė shumta jo vetėm mbi transparencėn e marrėveshjes qė pėrcaktonte kufijtė ujorė me Greqinė, por qė gjithashtu pėrmbante edhe shkelje tė shumta, Partia Socialiste dhe partitė aleate tė saj vendosėn t’i drejtohen Gjykatės Kushtetuese, sė cilės i kėrkuan shfuqizimin e marrėveshjes nė fjalė. Sipas padisė, qė vetėm pėr njė seancė tė vetme i mori mė shumė se 7 orė kohė Gjykatės Kushtetuese, rezultonte se nga pėrcaktimi i kufirit ujor midis Greqisė dhe Shqipėrisė, kjo e fundit ka humbur 354.4 kilometra katrorė sipėrfaqe ujore. Gjatė pėrballjes nė gjykatė, pėrfaqėsuesit e qeverisė nga ana e tyre thonė se nuk ėshtė lėshuar asnjė centimetėr sipėrfaqe ujore, edhe pse ky pretendim u hodh poshtė nga njė studim i bėrė nga koloneli Myslim Pashaj, i cili arriti tė provojė se ky pakt, pėrveēse cėnonte njė sėrė ligjesh, i falte Greqisė sipėrfaqen e konsiderueshme ujore, duke i dhėnė dalje nė Kanalin e Otrantos. Marrėveshja u nėnshkrua nė muajin prill tė vitit tė shkuar, me rastin e vizitės nė Shqipėri tė kryeministrit grek Karamanlis, por zėrat kundėr saj u shtuan vetėm tani nė prag tė ratifikimit nga Parlamenti Shqiptar. Si shkas shėrbeu publikimi nė media i njė studimi, sipas tė cilit pėrcaktimi i kufirit ka ndryshuar mjaft nga pikat e njohura tė referimit nė pėrcaktimin e kufijve midis dy shteteve. Debati rreth kėsaj marrėveshjeje, pėrveēse teknik, pritet tė shtrihet mė tej, pasi nė opinion vlerėsohen veēanėrisht disa deklarata tė zyrtarėve tė lartė grekė, se marrėveshja e arritur ishte e njė rėndėsie strategjike pėr Greqinė. Nė qendėr tė komenteve e analizave po shfaqet edhe ēėshtja e kalimit nė drejtim tė Italisė e gazsjellėsit nga Rusia, “Rruga Jugore”, i cili duket se pėrfundimisht ka shmangur Shqipėrinė.      

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Korrieri

Publikuar nga: Korrieri

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos