Vlore 5 nentor NOA/ Milena Selimi - Veprat
me te mira letrare te vendeve ballkanike te propozuara me cmimet letrare
Balkanika do te shpallen me 28 nentor ne qytetitn e Vlores ne nje aktivitet
te mbeshtetur nga MTKRS dhe Bashkia e Vlores.



Do te kete 2 trof 2 fitues per vepren me te
mire te Ballkanit per vitet 2008 dhe 2009 dhe Vlora qyteti i librit do te
jete vendi mikprites dhe organizator.





Prej kohesh sic eshte bere e njohur juria
shqiptare po punon per perzgjedhjen e vepres dhe autorit qe do te perfaqesojne
Shqiperine ne konkursin nderkombetar per shpalljen e vepres me te mire letrare
per vitet 2008 dhe 2009.



Pra vecoria e ketij edicioni qe organizohet
ne Shqiperi per here te dyte eshte se do te akordohen dy cmime per vitet respektive
pasi per arsye madhore nuk u be i mundur organizimi i eventit te vitit 2008 ne
kohen e duhur.



Sic eshte bere e njohur qe ne fillim te
konkurrimit juria shqiptare ka kete perberje Prof. dr. Jorgo Bulo kryetar
Diana uli Prof. dr. Ali Aliu Prec Zogaj Virgjil Muci anetare.



Ne punen e saj juria ka marre parasysh te
gjitha veprat letrare te botuara gjate viteve 2008 dhe 2009 ne gjinite e romanit
vellimit me tregime esse.



Si baze ka sherbyer informacioni per veprat e
dorezuara ne Biblioteken Kombetare te Shqiperise Biblioteken Kombetare
Universitare te Kosoves si dhe veprat e botuara nga autoret shqiptare ne
Maqedoni Malin e Zi dhe diaspore.



Ne fazen e pare te perzgjedhjes juria
shqiptare e mimit Balkanika percaktoi 10 autoret dhe veprat e meposhtme te
cilat do te vazhdojne konkurrimin per fazen tjeter ku do te percaktohen 3
autoret dhe veprat qe do te vazhdojne konkurrimin per te percaktuar
perfaqesuesit shqiptar ne konkurrimin nderkombetar.



Dhjete autoret e 10 veprave me te mira
perzgjedhur nga juria kombetare si pretendente per perfaqesimin e Shqiperise ne
mimin Letrar Balkanika per vitin 2008 jane



1.
Bahri Myftari Djaj te lumtur tregime



2.
Ben Blushi Te jetosh ne ishull roman



3.
Ermir Nika Net mekataresh tregime



4.
Jusuf Buxhovi Libri i Gjakoves roman



5.
Mehmet Kraja Selvite e Tivarit roman



6.
Mihallaq Qilleri Brenga dashurie novela dhe tregime





7.
Naum Prifti Grirja e shpirtit tregime



8.
Piro Misha Arratisja nga burgjet e historise do te thote sot te jesh
shqiptar ese



9.
Viktor Canosinaj Pianistja belge roman



10.
Visar Zhiti Shekull tjeter tregime



Ndersa 10 autoret e 10 veprave me te mira
perzgjedhur nga juria kombetare si pretendente per perfaqesimin e Shqiperise ne
mimin Letrar Balkanika per vitin 2009 jane



1.
Agron Tufa Tenxherja roman



2.
Kim Mehmeti Kulla dykateshe roman



3.
Flutura Acka Ku je



4.
Ismail Kadare E penguara roman



5.
Koco Kosta Absurdi roman



6.
Mira Meksi E kuqja e demave roman



7.
Odise Kote Vejusha tregime dhe novela



8.
Romeo ollaku Per shtegtaret e pak metrave katrore tregime



9.
Teodor Laco Mjegull roman



10.
Zija ela Sos nje buzeqeshje roman



Fondacioni Balkanika dhe Instituti i Librit
dhe i Promocionit Toena kane zgjedhur Vloren si vend organizator te ketij
evenimenti nderkombetar si nje prej qyteteve me liberdashese ne boten
shqiptare por e njohur edhe per mikpritjen tradicionale te zones.



Por edhe resurset turistike qe ofron Vlora eshte
tamam rasti qe te behen te njohura per pjesemarresit e shumte nga vendet e
tjera te Evropes Juglindore te cilet jane krijues studiues botues e
personalitete te shquar te rajonit tone.



m.s/mit/NOA