Lagjja e Varrit të Bamit, një nga lagjet më të vjetra të Tiranës , ashtu si zonat e tjera të kryeqytetit ka dhe ajo historinë e vet. Qytetarët e vjetër të Tiranës e dinë shumë mirë këtë histori, madje ata e quajnë vetën "VarriBoms". Seid Tafaj, nga Shoqata Tirana shpjegon për "Ora News" se emri i kësaj lagjeje të vjetër të Tiranës është marë nga Shabani, i cili ka qenë qytetari i parë që është varrosur në atë pjesë të kryeqytetit. Edhe pas shumë vitesh, ky vend ka ruajtur emrin e vet dhe të gjithë qytetarët e njohin si lagjja e "Varrit të Bamit".

Tani, kjo lagje nuk ka gjurmë varrezash. Ajo është e mbushur me blloqe pallatesh e ndertesash të larta. Ajo se çfarë i ka ngelur e trashëguar nga kohërat e vjetra dhe që e identifikon këtë lagje është vetëm emri "Varri i Bamit" .