NO CACHEvideosByTopChannelAlbania Reagime në Kosovë mbas fitores së Timoslav Nikoliçit - Arkiva Shqiptare e Lajmeve

Reagime në Kosovë mbas fitores së Timoslav Nikoliçit

Në Kosovë, fitorja e nacionalistit Tomislav Nikoliç në zgjedhjet presidenciale të Serbisë, vlerësohet ndryshe nga përfaqësuesit e shqiptarëve dhe të serbëve. Shqiptarët nuk presin ndonjë ndryshim të qasjes së Serbisë ndaj Kosovës, ndonëse i bëjnë thirrje presidentit të ri të shqyrtojë rrugët për vendosje marrëdhëniesh fqinjësore. Serbët në veriun e Kosovës shpresojnë në një qëndrim me kundërshtues ndaj pavarësisë së Kosovës, ndërsa ata në pjesën tjetër të Kosovës duan të shohin nëse ai do t'i qëndrojë besnik pohimit se Serbia nuk do të largohet nga orientimi evropian.
2014-07-23T19:04:09.000Z